50- vjeçari me gjatësi 29 cm bëhet i famshëm
Një burrë në Indi është bërë i famshëm, pasi është 29 centimetra i gjatë, ndërkohë që mosha e tij është 50 vjeç.
Basori Lal, nga Madhya Pradesh në Indi, është bërë një “hero” në fshatin e tij dhe është vizituar nga shumë njerëz të cilët janë kuriozë. Vëllai i tij, Gopi Lal, 55 vjeç, i cili jeton me Basorin, shpjegoi se ata ndjehen të bekuar që e kanë atë në familjen e tyre. “Njerëz nga zona të ndryshme vijnë në shtëpinë tonë për të parë vëllain tim. Kjo është një bekim për ne. Ndihemi krenar që njerëzit e duan dhe kujdesen për Basorin "
është shprehu ai. Basori është shprehur se nuk ka e ka aspak problem që është i shkurtër dhe bën një jetë normale si gjithë personat e tjerë. “Unë punoj, jetoj dhe fle si njerëzit e tjerë. Unë gjithashtu ushqehem si njerëzit normalë.
Por, Basori është përballur me paragjykime mbi gjatësinë e tij kur ishte më i ri. “Me kalimin e viteve njerëzit u mësuan me mua dhe nuk më shikonin me përbuzje”
, ka thënë ai./tvklan.al