12:45 25/02/2014Një 50-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë së Tiranës pasi iu gjetën 4 kallëpë tritol në brez.I arrestuarit është Gëzim Allushi nga rrethi i Matit. Ai është ndaluar paraditen e sotme nga policia e Kamzës sapo zbriti nga një furgon që vinte nga Burreli. Nuk dihet ende se ku po e çonte dhe përse i duhej gjithe kjo sasi lënde plasëse Allushit.Nga deklarimet e deritanishme në polici mësohet se ai e kishte ruajtur tritolin që nga viti 1997.Redaksia/tvklan