50-vjeçarja gjendet e pajetë në shinat e trenit
Një grua rreth 50 vjeç është gjetur e pajetë në shinat e trenit të linjës Peqin – Elbasan pranë fshatit Lazaren. Sipas policinë, në trupin e viktimës me iniciale M.B. u konstatuan shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se gruaja mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë aks hekurudhor. Trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë uniformat blu vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al