50 vjet Aviacioni Shqiptar (24 Prill 2001)
50 vjet që nga krijimi i komandës së forcave ajrore. Festimet për këtë përvjetor të aviacionit shqiptar kanë nisur nga dje me ceremoninë e kujtimeve të kësaj armate ngritur në vitin 1951. Aeroporti Ushtarak Rinas u kthye në një arenë madhështore me njerëz dhe vizitorë ku nuk mungonte spektakli. 18 avionë e helikopterë sot kanë çarë hapërsirën qiellore me ushtrime në ajër. Mjaft nga të pranishmit që ishin kureshtarë, janë bërë protagonistë në fluturime.
Qindra të rinj dhe familjarë janë nisur nga Tirana enkas për të vëzhguar nga afër manovrat e aviatorëve tanë. Në prani të Presidentit Mejdani, ministrit të Mbrojtjes Lleshi kanë përformuar aviatorë dhe aeronaotika shqiptare. Është ftuar Toni Ros, rekordmeni botëror skautist. Nga historiku i aviacioint kujtohet shkurti i vitit 1985 në Kuçovë ku mbërrijnë dhe avionët e parë. Ndërsa në vitin 1957 vijnë helikopterët e parë de rritet kapaciteti i transportit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti