Ambasadori i BE Pereti, koncerti i TOB në parlament – (9 Maj 2000)


Ambasadori i BE Pereti, koncerti i TOB në parlament – (9 Maj 2000)

15:59 09/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

9 Maji i vitit 1950, dita kur 50 vjet më parë u krijua Bashkimi Europian, është përkujtuar sot pasdite në Tiranë me tingujt e Bethovenit dhe Moxartit. Në sallën e parlamentit, ministrat i kanë lenë vend edhe orkestrës dhe korit të TOB. Kryeparlamentari Gjinushi nën shoqërinë e Drejtoreshës së TOB Zana Çela, është ngjitur në llozhë duke i lënë vendin dirigjentit dhe koristëve.

Politikanët janë transferuar më pas në sallën e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Mishel Pereti, ka arritur të mbledh në të njëjtën sallë presidentin Mejdani, ish-presidentin Berisha, politikanë, diplomatë dhe gazetarë.

Në këto dhjetë vitet e fundit Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë dy miliard euro ndihmë tha Pereti. Ai kërkoi përshpejtimin e reformave, konsolidimin e institucioneve, hapa që do ti krijonin Shqipërisë mundësinë e integrimit në BE./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme