500 lekë për t’i shpëtuar gjobës… dy në pranga


500 lekë për t’i shpëtuar gjobës… dy në pranga

10:19 14/10/2016

Sërish dy të arrestuar pas tentativës për t’i shpëtuar gjobës duke korruptuar policin.

Këtë herë bëhet fjalë për dy drejtues të ndryshëm mjeti në Korçë, të cilët për të shmangur masën administrative dhe kontrollin e dokumentacionit, i ofruan 500 lekë ryshfet punonjësve të Policisë Rrugore.

Të ndaluarit janë Sulejman Cycllari, 54 – vjeç, banues në fshatin Porodinë dhe Ardian Ravolli, 47 – vjeç, banues në fshatin Barç të Korçës.

Cycllari u arrestua në aksin rrugor Korçë – Bilisht, teksa udhëtonte me automjetin “Mercedes-Benz” me targa KO 2091 B.  Ai u ndalua nga punonjësit e Policisë Rrugore për mospërdorim të sinjalizimit pamor dhe për të shmangur ndëshkimin me masë, ai i ofroi 500 lekë këtyre të fundit.

Ndërsa Ardian Ravolli, në hyrje të qytetit të Pogradecit, pranë vendit të quajtur “Enkelana”, duke udhëtuar me automjetin “Mercedes-Benz” me targë  KO 9649 B, i ka ofruar 500 lekë punonjësve të policisë për të shmangur kontrollin e dokumentacionit./tvklan.al

 






Të ngjashme