54 kg kanabis në kamion drejt kufirit, pranga 41 – vjeçarit
Policia Kufitare e Qafë – Thanës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ka përfunduar Gentian Qarri, 41 – vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me kamion “DAF” me targa AA348OX/AER353 dhe u përzgjodh për kontroll, fillimisht në vijën e dytë.
Pasi u krijuan dyshime për trafik të lëndëve narkotike, kamioni iu nënshtrua më tej procesit të skanimit.
Gjatë kontrollit të imtësishëm, në pjesën e poshtme të dyshemesë së rimorkios me targa AER353, u konstatuan të fshehura 70 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 54 kilogramë kanabis sativa. /tvklan.al