55 vjetori i Çlirimit, përgatitjet – (20 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Planprojekti për festimin e 55 vjetorit të Çlirimit nga Komisioni Qeveritar ka mbërritur në tavolinen e Ministrit të Kulturës Edi Rama, i cili ka mbledhur sot specialistë dhe përfaqesues të komisionit të veteranëve.
Edi Rama, Minitri i Kulturës:- “Çdo shqiptar ka arsye të jetë krenar për faktin që populli ynë u rreshtua në krahun e duhur, në krahun e fitimtareve, në krahun e progresit. Pikërisht duke u nisur nga ky fakt dhe duke marrë spunto nga ideja që liria u takon të gjithëve, ne do mundohemi që të celebrojme këtë 55 vjetor në një mënyrë sa më të denjë dhe në të njëjtën kohë në një mënyrë që do t’i bëjë të gjithë të ndjehen krenarë për atë faqe të lavdishme të historisë së popullit shqiptar”.
Drejtori i Muzeut Kombëtar Moikom Zeqo sqaron rreth përgatitjeve të 29 Nëntorit.
Moikom Zeqo:- “Tërë muzeumet në botë të antifashizmit janë kudo në të gjithë vendet hyjnë tek muzeumet meë të ndritura dhe më me karakter përveç historik edhe moral të madh. Për një paradoks ky pavion i luftës nuk është sot në muze, do të ngrihet së shpejti i rikonceptuar, larg politizimeve për të sjellë në dritë të pashuar kurrë asnjeherë luftën e vetme të madhe që ka fituar Shqiperia në të gjithë shekujt, Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare”.
Ndërsa Pirro Dodbiba kryetar i komitetit të veteranëve, shprehet:
Pirro Dodbiba:- “Neve kemi kërkesa të mëdha nga veteranët që të festohet më në fund kjo festë ashtu siç e meriton. Sepse shume vjet, gjatë viteve të shkuara nuk kanë qenë krijuar mundësi të tilla nga ana e Qeverisë, por megjithatë dhe ne e kemi festuar nga ana e veteranëve”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego