55 vjetori i revistës “Hosteni” – (28 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
“Hosteni”, revista më e vjetër e satirës dhe humorit në Shqipëri, nxori numrin e parë në viti 1946. Për të përkujtuar 55-vjetorin e krijimit të kësaj reviste, drejtues të këtij organi satirik, organizuan një takim përkujtimor, ku merrnin pjesë dhe ish-drejtues të kësaj reviste, humoristë, shkrimtarë, si dhe përfaqësues nga qeveria. Në këtë përvjetor, drejtori i Hostenit, Filip Çakulli thotë:
Filip Çakulli:- “Hosteni është një revistë tradicionale e humorit dhe satirës shqiptare, që ka dalë që në 1945, si revistë kritike e atij sistemi. Natyrisht ajo ka mbijetuar dhe në diktaturë, por ka mbijetuar me nder. Sot në këtë revistë lëvrohet më tepër humori politik”.
Revista “Hosteni”, aktualisht del në treg një herë në muaj me 5 mijë kopje. Në këtë organ, kanë punuar figurat e njohura të satirës shqiptare, si Dionis Bubani, Niko Nikolla. Dhimitër Ligori, Koço Devole etj./tvklan.al