56-vjeçari ndahet nga gruaja pas 20 vitesh martesë: Më shkatërroi jetën
Një 56-vjeçar nga Kukësi ka telefonuar sot në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan nga ku ka kërkuar njohje dhe ka treguar edhe historinë e tij.
Beni tha se ka qenë i martuar prej 20 vitesh dhe është divorcuar. Sipas tij divorci me bashkëshorten ka ndodhur për shkak të tradhëtisë.
“Jam Beni nga Kukësi, mora për një njohje. Jam 56 vjeç, i divorcuar, kam 3 fëmijë. Kisha 20 vjet martesë, me shkuesi, kisha vëllanë e saj shok. Para se të martohesha kam patur 36 të dashura dhe për të dëgjuar prindërit u martova. Kur hyra dhëndër u mundova me “shqy macen”, por ma kishte “shqy” çuni i xhaxhait të vet. E pranova për hir të prindërve, e mbajta se dhe ajo sillej mirë, më lindën 3 fëmijë.
Kur ngela pa punë çova gruan dhe fëmijët në Austri se kam një motër atje. Ndenjti 23 ditë dhe u kthye dhe fëmijët u rehatuan atje.
Pas kthimit po kalonim shumë mirë, një ditë ajo ikën nga shtëpia, ndërkohë që unë s’dija arsyen. Më vonë mora vesh se kishte ngelur shtatzënë në Austri dhe kishte kërkuar edhe divorcin prej meje. Kështu ndodhi divorci, më shkatërroi jetën, më ka zhgënjyer. Kam 4 vite që jam divorcuar
”, tha Beni.
/tvklan.al