16:20 11/04/2014Mosmarrja e ndihmës ekonomike prej 2 muajsh i ka detyruar banorët e njësisë bashkiake numër 4 të dalin në protestë përpara minibashkisë.Paratë e marra nga ndihma ekonomike janë e vetmja e ardhur për këta familje.Kryetari i minibashkisë, ka reaguar menjëherë duke sqaruar qyetarët se mungesa e ndihmës ekonomike ka ardhur si pasojë e bllokimit të buxhetit nga këshilltarët e majtë të Këshillit të minibashkisë numër 4.Por ky konflikt ka lënë pa ndihmë ekonomike plot 565 familje të njësisë numër 4 në kryeqytet.Bruna Cami