563 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid-19
367 pacientë në spitale, 15 në terapi intensive
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar shifra më e lartë e të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë nga nisja e pandemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 563 qytetarë janë prekur nga koronavirusi, pas 2723 testimeve të kryera.
Harta e përhapjes së koronavirusit është shtrirë në gjithë vendin, ndërsa numrin më të lartë të të infektuarve e mban Tirana me 255 raste, e ndjekur nga Gjirokastra me 56 raste dhe më pas Shkodra me 43, Korça me 24 dhe Elbasani me 20.
Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona, mes të cilëve një 33-vjeçare nga Lushnja pas sëmundje bashkëshoqëruese, duke e çuar në 579 numrin total të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë.
I lartë mbetet edhe numri i personave të shtruar në tre spitalet Covid. Plot 367 pacientë po marrin trajtim, mes të cilëve 15 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 120 353 që nga fillimi i pandemisë. Që nga nisja e pandemisë në vend janë identifikuar 250 294 të prekur me Covid, ndërsa gjysma e tyre janë ende aktivë.
Tv Klan