57 familje nga fshati Dushnik i Beratit futen në greve urie – (24 Janar 2001)


57 familje nga fshati Dushnik i Beratit futen në greve urie – (24 Janar 2001)

14:21 24/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

57 familje të fshatit Dushnik në rrethin e Beratit, kanë pesë ditë që janë futur në grevë urie. Që prej vitit 1993, ata kanë ngelur pa tokë dhe pa përkrahje. Toka që iu dha atyre në vitin 1991, në bazë të ligjit 7501, iu mor në vitin ’93 nga ish-pronarët. Të ndodhur para një gjendje ekonomike të vështirë, ata kanë filluar grevën e tyre të dytë pa afat. Të vendosur në një nga shtëpitë e fshatit dhe në kushte jo të përshtatshme, ata janë të rrezikuar në çdo moment. Askush nga njerëzit e pushtetit lokal dhe ata të shëndetësisë, nuk ka shkuar të takohet me ta./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme