57 vite burg për anëtarët e Bandës së Cërrikut (9 Prill 2001)
57 vjet burg për tre anëtarët e fundit të Bandës së Cërrikut. Gjykata e Elbasanit la përfunduar plotësisht sot procesin gjyqësor ndaj 7 anëtarëve të bandës së njohur. Pas dënimit me 74 vjet burg në total të 4 anëtarëve 1 vit më parë, gjyqtarja elbasane Nertina Kosova ka firmosur sot 3 dënimet e fundit. Tomorr Buzani nga 18 vjet burg që kishte kërkuar Prokurori Mustafa Turku, u dënua me 22 vite. Bujar Buzani 14 vjet burg dhe Alban Tosku me 21 vjet burg nga 16 që kishte kërkuar prokurori.
Dënimet e ashpra, gjyqtarja Kosova i vendosi pasi ishte vërtetuar akuza pjesëmarrje në bandë, vjedhje me dhunë dhe armë. Kjo, pas 44 dëshmive dhe provave të mbledhura. Sot në gjyqin e Bandës së Lushnjes janë pyetur mbi 11 dëshmitarë. Prokurori Hasa edhe sot ka vërejtur se dëshmitarët nuk thonë atë të plotë që kanë dëshmuar më parë në hetuesi. Megjithatë sot është hedhur dritë mbi dy ngjarje, atë të vrasjes së një shtetasi dhe vendosjes së një eksplozivi në stadiumin e Lushnjes që gjithsesi nuk shpërtheu./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj