57-vjeçari qëllon aksidentalisht veten me çifte
Një 57-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të premte në Tiranë, pasi u vetëplagos aksidentalisht me çifte. Burime zyrtare sqarojnë se i lënduari me iniciale B.F ka shkuar i plagosur në Spitalin e Traumës rreth orës 13:45.
Ngjarja në fjalë mësohet se ka ndodhur gjatë kohës që 57-vjeçari po pastronte armën e gjahut në banesën e tij, në Yrshek. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia sqaron se ai dispononte leje për armën e gjahut. Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al