570 viktima për 24 orë në Itali
570 persona humbën jetën në Itali gjatë 24 orëve të fundit. Numri i viktimave është ulur krahasuar me ditën e djeshme.
Po ashtu edhe numri i atyre që janë konfirmuar me koronavirus është ulur këtë të premte. Janë shënuar 3 951 raste të reja, duke e çuar numrin në total në 147 577 persona të infektuar.
Numri i viktimave ka shkuar në 180 849. Këtë shifër është duke e kapur me ritme të shpejta SHBA-ja. Atje kanë humbur jetën 17 927 persona nga koronavirusi.
Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë për nga numri i të infektuarve. 478 366 janë regjistruar atje./tvklan.al