58 të arrestuar për trafik armësh, pjesë e operacionit edhe Shqipëria
Midis 27 – 29 Janarit, autoritetet nga 19 shtete
(Shqipëria, Belgjika, Bosnje Herzcegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Holanda, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA),
sëbashku me Frontex dhe Europol, bashkuan forcat për të luftuar trafikimin e armëve.
Gjatë një aksioni të përbashkët 3 ditor, të koordinuar nga Qendra Operative e Europolit në Hagë, janë kryer kontrolle fizike, kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qendra Operacionale Europol ka urdhëruar autoritetet pjesëmarrëse të shkëmbejnë informata për çdo person dhe automjet të kontrolluar në pikat e kalimit kufitar. Ka urdhëruar gjithashtu bërjen e sekuestrimeve dhe hetimeve përkatëse. Rreth 246 000 subjekte janë kontrolluar midis vendeve pjesëmarrëse, duke përfshirë 219 000 persona dhe 14 800 automjete.
Si rezultat i veprimeve të ndërmarra janë sekuestruar 48 armë zjarri, si dhe 833 municione, 4 granata dore dhe rreth 500 gram eksploziv plastik. Përveç kësaj, u sekuestrua drogë në 4 shtete, që arrijnë në rreth 505 koilogramë marijuanë dhe 53 MDMA. Është ndaluar kontrabandimi i mallrave të tjerë, duke konsistuar në 765 pako cigare, 0.8 kilogramë duhan për dredhje dhe një automjet të vjedhur.
Në total janë arrestuar 58 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe 127 të tjerëve iu ndalua hyrja në pika të ndryshme kufitare. Përveç kësaj, autoritetet kanë identifikuar 6 përpjekje për hyrje klandestine dhe 8 incidente që përfshijnë vizat e rreme./tvklan.al