Rriten lehtë infektimet, por më pak viktima


Rriten lehtë infektimet, por më pak viktima

16:21 30/12/2020

581 raste të reja dhe 4 jetë të humbura në 24 orë

Kurba e të infektuarve ditorë ka pësuar sërish një rritje të lehtë në 24 orët e fundit. Nga 2681 testime, rezultuan pozitivë 581 qytetarë, 7 më shumë sesa 1 ditë më parë. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin Tiranës me 221 raste, e ndjekur nga Durrësi me 37, Shkodra me 33 dhe Lezha me 27 dhe raste.

Po ashtu, 4 pacientë humbën jetën nga koronaviruri në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1174 numrin total të viktimave që nga nisja e pandemisë. Sipas autoriteteve shëndetësore 2 prej viktimave ishin nga Fieri, 1 nga Tirana dhe 1 nga Lushnja. Ata i përkisnin moshave 70 deri 73 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë raporton për një situate të qëndrueshme në të 4 spitalet Covid, me një ulje të numrit të të shtruarve. Aktualisht në këto struktura spitalore po marrin shërbimin 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit 485 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirus, ndërsa në të gjithë vendin janë ende 23,368 raste aktive.

Tv Klan






Të ngjashme