Policia, protestuesve: Do i përgjigjemi dhunës


Policia, protestuesve: Do i përgjigjemi dhunës

12:37 11/12/2020

59 të arrestuar në Tiranë, procedime edhe në rrethe

Pas dy ditëve protesta të dhunshme, Policia e Shtetit paralajmëron ata që do dalin në tubime për vrasjen e Klodian Rashës, se do të reagojë. Në një njoftim për media, policia thotë se efektivët do të reagojnë në çdo rast kur protestuesit do ushtrojnë dhunë dhe këtë do ta bëjnë në të njëjtën formë.

Policia nuk përjashton përdorimin e shkopinjve të gomës, gazin lotsjellës, hedhjen e ujit dhe angazhimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Një thirrje u është drejtuar edhe prindërve, të cilëve u kërkohet që të mos lejojnë fëmijët e mitur të marrin pjesë në protestë, duke i paralajmëruar se mund të lëndohen gjatë ndërhyrjes së efektivëve.

Vetëm gjatë protestës që u zhvillua ditën e enjte në Tiranë u arrestuan 59 persona, ndërkohë që në total u proceduan 116 qytetarë, të cilët akuzohen për 5 vepra penale.

Mes personave të ndaluar ishin edhe të mitur që u liruan më pas. Të proceduar dhe arrestime u bënë edhe në Korçë e Lezhë.

Nga aktet e dhunës mbetën të plagosur 5 punonjës policie, të cilët morën dëmtime të rënda nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta.

Gjithashtu në Tiranë shumë semaforë u shkatërruan, koshave të mbeturinave ju vendos flaka dhe u thyen xhamat e disa institucioneve.

Tv Klan






Të ngjashme