59- vjeçari denoncon: Dikush ka votuar me emrin tim
Një 59 – vjeçar ka denoncuar në policinë e Vlorës. Ai ishte paraqitur për të votuar, por pas verifikimit në listat e votuesve ka rezultuar se me të dhënat e tij ishte kryer njëherë votimi.
F.S. banues në Vlorë, është paraqitur për të votuar në Qendrën e Votimit 4489, e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” Vlorë dhe nuk ka mundur t’a ushtrojë të drejtën e votës pasi nga ana e Komisionit të kësaj Qendre Votimi ka rezultuar se me të dhënat e tij ishte kryer njëherë votimi.
Në lidhje me këtë rast, Policia ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” si dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, parashikuar nga nenet 327/a dhe 189 të Kodit Penal./tvklan.al