6 ditë vetëkarantinim, Lady Gaga tregon personin që po e shoqëron
Si pasojë e përhapjes së koronavirusit, pjesa më e madhe e yjeve botërorë janë izoluar në shtëpi. Përmes rrjeteve sociale, ata vazhdimisht ndajnë me fansat momente nga përditshmëria e tyre në shtëpi.
Edhe këngëtarja e njohur, Lady Gaga filimisht përmes një postimi shprehu një mesazh sensibilizues, për ndjekësit e saj duke u shprehur se çdo gjë do kalojë dhe do të bëhet më së miri.
Ndërsa në një tjetër postim, ajo shihet përkrah partnerit të saj Michael Polansky.
“Dita e 6-të e vetëkarantinimit! Duke u bërë të fortë, duke luajtur me video-lojëra, letra, ne po kujdesemi për veten tonë. Mbani mend diçka të rëndësishme: Mbani mendjen tuaj sa më larg stresit dhe trupi juaj do të lëvizë Është në rregull dhe e mrekullueshme të qëndrosh në shtëpi, nëse ju mundeni”, shkruan bashkëngjitur postimit të saj Gaga./tvklan.al