6 fakte që tregojnë se sytë janë “pasqyra e shpirtit”
Sytë janë një pjesë tepër e veçantë e trupit të njeriut, unikë tek çdo njeri. Thuhet se ato “janë pasqyra e shpirtit” dhe se mund t’i tregojnë të tjerëve sesi ndiheni nga brenda.
Megjithatë, shpesh, falë syve tregoni më shumë seç duhet.
Ja disa fakte interesante që ndoshta nuk i dinit për sytë:
Mund të thonë të vërtetën… ose gënjeshtrën
Nëse nuk keni besim tek dikush shikojeni në sy. Nëse shohin lart dhe në të majtën e tyre, atëherë po gënjejnë.
Nëse shohin nga ana tjetër, mesiguri po kërkojnë të kujtojnë informacion.
Kanë një aftësi të pabesueshme për dallimin e ngjyrave
Sytë tuaj mund të dallojnë rreth 10 milionë tonalitete të ndryshme ngjyrash. Mënyra si i shihni ngjyrat mund të ndikojë në aspekte të ndryshme të jetën. Për shembull, ushqimi mund të ketë shije tjetër në varësi të ngjyrës që ju perceptoni.
Ngjyra e syve dikton tolerancën ndaj alkoolit
Një studim i realizuar sëfundmi nga Universiteti i Georgias zbuloi se sytë me ngjyrë të hapur (blu, jeshile, kafe e hapur dhe gri) e mbajnë më shumë alkoolin se ata me ngjyrë të errët të syve.
Refleksi i përpëlitjes kontrollohet nga një muskul i fuqishëm
Pjesa më e madhe e të rriturve i përpëlisin sytë mesatarisht çdo 5 sekonda, që në vit është plot 6.5 milionë herë.
Muskuli që kontrollon këtë lëvizje është më i shpejtë se çdo muskul tjetër i trupit të njeriut.
Sytë tregojnë nëse kur dikush po flirton
Kjo mund të shfaqet në mënyra të ndryshme: tjetri mund të kopjojë përpëlitjen tuaj instiktivisht, të fokusojë vështrimin tek goja juaj, ose bebja e syrit të tij do të zmadhohet.
Është e lehtë për t’i kuruar
Rreth 80 përqind e sëmundjeve që prekin sytë e njeriut në botë janë të evitueshem, ose të kurueshme.
Keni vetëm një palë, ndaj kujdesuni për to./tvklan.al