6 ish-funksionarët e PD – (23 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Fati i 6 ish-funksionarëve të PD të akuzuar për krime kundër njerëzimit, tashmë është në duart e dëshmimtarëve që pritet të thërrasë prokuroria kryesisht nga rretht e jugut. Edhe pse gjykata ushtarake bazuar në kodin e procedurës penale, pas 6 muajsh arresti shtëpie, vendosi dje hetimin e Zhulalit, Çelës, Shamatës, Mulosmanit dhe Ramës në gjendje të lirë. Kryeprokurori Rakipi ka deklaruar se akuza ndaj tyre nuk ka dështuar.
Gazetari:- A ka dështuar akuza juaj për krime kundër njerëzimit, ndaj 6 ish-funksionarëve?
Kryeprokurori Arben Rakipi:- “Në qoftë se do të marrim dëshmi të reja mund te bisedojmë më saktësisht për këtë”.
Menjëherë ka reaguar PD. Sipas saj prokuroria ka dështuar në akuzën e saj ndaj të gjashtëve për krime kundër njerëzimit.
Jemin Gjana:- “Nuk e di ç’mendim kanë të gjashtët. Për mu aka dy rrugë për ata, ose prokuroria e drejtësia t’i çoj para gjykatës dhe të provohet akuza e tyre, ose prokuroria duhet të heq akuzën karshi tyre për krime kundër njerëzimit, rrugë tjetër nuk ka”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame