
5 kg kokainë në makinë, arrestohen shqiptarët
Policia italiane në Asti ka arrestuar 2 të rinj shqiptarë ditën e mërkurë, pasi u kapën me 5 kilogramë kokainë. Ata janë A.L. 26 vjeç dhe P.A. 27 vjeç për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Ata janë ndaluar pasi janë pikasur nga forcat policore si të dyshuar gjatë kohës që ishin duke ecur me një makinë me targa franceze.
A.L. gjatë momentit të kontrollit ka shfaqur nervozizëm dhe nuk ka justifikuar arsyen pse ishte në qytet, ndërsa P.A. dha disa justifikime jo bindëse në lidhje me praninë e tij në të njëjtën makinë me A.L.
Kjo bëri që policia të bënte një kontroll më të imtësishëm të makinës, nga ku arritën të gjejnë 5 kilogramë kokainë të paketuar dhe me mbishkrimin “ASTI”, e cila ishte destinuar të shitej në disa qendra dhe sheshe qytetesh./tvklan.al