6 mijë të arrestuar për Grushtin e Shtetit, mes tyre komandantë të lartë, gjyqtarë dhe prokurorë

People chant slogans as they gather at a pro-government rally in central Istanbul's Taksim square, Saturday, July 16, 2016. Forces loyal to Turkish President Recep Tayyip Erdogan quashed a coup attempt in a night of explosions, air battles and gunfire that left some hundreds of people dead and scores of others wounded Saturday. (ANSA/AP Photo/Emrah Gurel) [CopyrightNotice: Copyright 2016 The Associated Press. All rights reserved. This material may not be published, broadcast, rewritten or redistribu]

6 mijë të arrestuar për Grushtin e Shtetit, mes tyre komandantë të lartë, gjyqtarë dhe prokurorë

09:02 17/07/2016

Autoritetet turke kanë arrestuar rreth 6.000 persona pas dështimit të grushtit të shtetit. Sipas Ministrit të Drejtësisë Turke, Begir Bozdag numri i të arrestuarve pritet të rritet.

Mes të arrestuarve janë ushtarë të rangut të lartë dhe mbi 2700 gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas ministrit Bozdag, arrestimet përfshijnë një operacion të gjërë pastrimi në rradhët e ushtrisë. Mes të arrestuarve janë disa komandantë dhe ish-shefi i shtabit ajror.

Për shkak të situatës së krijuar në Turqi, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se parlamenti duhet të marrë në konsideratë propozimin për të futur dënimin me vdekje. Erdogan u shpreh se të gjithë ata që qëndrojnë pas grushtit të shtetit do e paguajnë më një çmim të rëndë, dhe se ky komplot do shërbejë për pastruar ushtrinë turke.

Ai ka fajësuar për situatën drejtuesin e lëvizjes popullore Hizemet, Fetulla Gylen, i cili jeton ne Shtetet e Bashkuara dhe i ka bërë thirrje Uashingtonit ta ekstradojë.

Por sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka kërkuar ministrit të jashtëm Turk Mevlut Caushollu që autoritetet turke të respektojnë sundimin e ligjit. Kerry tha se Turqia duhet të tregohet e matur dhe paralajmëroi aleatin në NATO se deklaratat publike mund të përkeqësojnë marradhëniet mes dy vendeve.

Tv Klan






Të ngjashme