6 mijë turistë vizituan Pukën në 2019
Klosi: Turizmi malor gjithëvjetor
6000 turistë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Pukën përgjatë 2019.
Ndërsa investimet në zonë kanë vijuar, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka kërkuar prej shqiptarëve që të jenë ata këtë verë vizitorët e kësaj zone që ofron turizëm malor mbreslënës.
Qendra e Turizmit dhe Zhvillimit Rural do të shërbejë dhe si një qendër e formimit profesional për guidat turistike.
Puka do të ofrojë edhe më shumë mundësi akomodimi këtë vit, pasi 10 familje janë ndihmuar nga bashkia për t’i kthyer shtëpitë e tyre ne bujtina pritëse për turistët.
Tv Klan