6 persona për eliminimin e shqiptarit në Australi
Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar si të përfshirë në eliminimin e një shqiptari në Australi. Urim Gjabri, 46-vjeç, u vra në shtëpinë e tij në Carousel St në Para Vista, pak pas mesnatës të 9 Tetorit të vitit që lamë pas.
Hetimet për vrasjen e tij deri më tani kishin çuar në pranga 5 persona, përfshirë një vajzë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasje. Ndërsa këtë të enjte, detektivët arrestuan një person të gjashtë.
I arrestuari është një 45-vjeçar nga Adelaide, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Hetimet për vrasjen e shqiptarit vijojnë, megjithatë pas vrasjes së tij dyshohet se fshihen pazaret e drogës.
/tvklan.al