6 raste të reja me koronavirus
70 të infektuar në total, 50% të shtruar në spital
Kryeqyteti vijon të jetë epiqendra e të prekurve me koronavirus në vendin tonë. 5 nga 6 rastet e reja të identifikuar me COVID-19 në vend janë nga Tirana.
“Janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:- 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja) dhe një 82-vjeçare nga Fieri”.
Në total numri i të prekurve ka arritur në 70, dhe 50% e tyre janë shtruar në spital.
“ Tiranë 50 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 7 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë
Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion numrin e gjelbërt falas për t’u informuar në lidhje me COVID-19.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacion apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë”.
Për ata që kanë shenja të sëmundjes ekspertët e shëndetësisë apelojnë që të telefonohet në numrin unik te Urgjencës Kombëtare 127.
Tv Klan