6 viktima dhe 475 raste të reja nga Covid
Numri i të shtruarve në spitale është 169
Autoritetet shëndetësore në Shqipëri njoftuan këtë të shtunë se janë 6 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total 2 759 prej fillimit të pandemisë. 3 qytetarë ishin nga Fieri, ndërsa të tjerët nga Kolonja, Lushnja dhe Berati.
Në 3 244 testime u identifikuan 475 të infektuar të rinj. Rastet më të shumta janë nga Tirana, 198 dhe më pas vijnë Fieri dhe Durrësi me nga 24 dhe Shkodra me 21. Në të gjithë vendin janë 7 360 pacientë aktivë me Covid-19.
Të shtruarit në struktura spitalore aktualisht janë 169, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit e kaluan Covid 657 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në mbi 164 mijë.
Tv Klan