6 viktima dhe 122 raste të reja me Covid
Shtohen rastet e rënda, 185 të shtruar 22 në reanimacion
Koronavirusi ka regjistruar 6 viktima këtë të enjte duke e çuar në 296 totalin e jetëve të humbura që nga nisja e qarkullimit të virusit në Mars të këtij viti.
“Një 64-vjeçar nga Kruja, një 79-vjeçare nga Fieri, një 81-vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana: një 77-vjeçare, një 80-vjeçar dhe një 82-vjeçar”.
Situata në spitale po bëhen edhe me alarmante, rastet që kanë nevojë për shtrim dhe ato në reanimacion kanë ardhur në rritje.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar”.
122 raste të reja me Covid-19 janë identifikuar mes 856 të dyshuarve.
“66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cërrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë”.
Që prej fillimit të pandemisë në vend janë infektuar 9728 persona prej të cilëve 5582 janë shëruar ndërsa janë ende aktiv dhe potencial për të shpërndarë virusin 3850 persona.
Tv Klan