604 viktima për 24 orë në Itali
604 persona kanë humbur jetën në Itali gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Numri total i personave që kanë humbur jetën në shtetin apenin shkoi këtë të martë mbi 17 mijë.
Është rritur numri i personave që janë shëruar nga sëmundja. 24 392 persona e kanë kaluar infektimin.
Këtë të martë u shënuar 3 039 të infektuar. Numri është më i ulët se shifrat e të hënës, çka i ka dhënë besim ekspertëve se epidemia po vjen duke u ulur në Itali.
Numri i përgjithshëm i personave që janë infektuar nga Covid-19 ka shkuar në 135 586 persona./tvklan.al