62-vjeçari arrestohet për ndërtim pa leje, kundërshton me dhunë policinë


62-vjeçari arrestohet për ndërtim pa leje, kundërshton me dhunë policinë

09:57 17/09/2017

Një 62-vjeçar nga fshati Aliban i Vlorës është arrestuar nga policia pasi po ndërtonte një objekt pa leje.

Jorgaq Doko u shoqërua në komisariat, por në këtë moment kundërshtoi me dhunë uniformat blu.

Policia thotë se 62-vjeçari kundërshtoi efektivët gjatë arrestimit.

Përveç akuzës së ndërtimit të paligjshëm, Doko tani akuzohet edhe për kundërshtim të punonjësit të policisë.

/tvklan.al






Të ngjashme