62-vjeçari në gjendje të dehur qëllon me kallashnikov


62-vjeçari në gjendje të dehur qëllon me kallashnikov

14:53 10/02/2021

Një 62-vjeçar ka qëlluar në ajër me armë zjarri ditën e sotme në Tiranë në rrugën “Hysen Kaleshi” tek Bregu i Lumit.

I dyshuari me iniciale D.P. është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.4. Sipas policisë, ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka qëlluar me armë.

Kallashnikovi u sekuestrua nga uniformat blu, ndërsa 62-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të rendit e qetësisë publike. /tvklan.al






Të ngjashme