Rritet sërish numri i testimeve dhe infektimeve
656 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë
Pesë qytetarë të prekur nga koronavirusi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1 252 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë. 2 prej tyre nga Tirana, 1 nga Vlora, 1 nga Lushnja dhe 1 nga Mati.
Shqetësuese mbeten situata me infektimet ditore, pasi shifrat janë të larta. Kjo pasi me rritjen e testimeve është rritur sërish edhe numri i rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit u kryen 3 727 testime, nga të cilat u konfirmuan 656 persona si të infektuar me virusin. Numrin më të madh të të infektuarve e mban sërish Tirana me 190 raste, e ndjekur nga Durrësi me 49 raste dhe Elbasani e Vlora me 27 të infektuar ditorë.
Ndërkohë që kanë shënuar sërish rënie numri i personave që kërkojnë trajtim të hospitalizuar. Sipas autoriteteve shëndetësore në 4 spitalet Covid, po trajtohen 258 pacientë, 24 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Fatmirësisht, 440 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin, duke e çuar numrin e të shëruarve në 38,421 që nga fillimi i epidemisë.
Tv Klan