Gjyshi përdhunon mbesën 13-vjeçare
67-vjeçari arrestohet nga policia
Policia e Lushnjës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 67-vjeçar nga fshati Barbullinjë që akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij 13-vjeçare.
Refat Çela është vënë në pranga pas kallëzimit të kryer nga nëna e vajzës së mitur.
67-vjeçari është baba i 4 djemve, të gjithë të martuar, por aktualisht ai jeton në fshat vetëm me bashkëshorten e tij.
Në fshat ai njihet si person problematik, i alkoolizuar dhe që kryente veprime të turpshme, por asnjëherë nuk ishte denoncuar.
Vajza e mitur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe psikologjike, ndaj po trajtohet nga mjekë dhe specialistë.
Tv Klan