7 gabimet që bëni në një lidhje
Mënyrat të cilat mund t’i largoni njerëzit me sjelljet tuaja, janë të shumta. Kjo nuk është diçka e vështirë për t’u kuptuar pasi mjafton një bisedë në rrjetet sociale për ta kuptuar se një person nuk do të kalojë kohë me ju.
Ka disa gjëra që ne i kryejmë dhe kështu i bëjmë disa persona të caktuar të mos na pëlqejnë. Më poshtë janë listuar 7 prej tyre.
1.Postimi i shumë fotove në rrjetet sociale
Sipas një studimi, postimi i shpeshtë i fotove në rrjetet sociale mund të dëmtojë marrëdhënien tuaj.
2.Të kesh një numër të madh ose të vogël miqsh në Facebook
Numri i pëlqyeshëm për shumë persona është jo më shumë se 300 persona. Nëse ky numër tejkalohet atëherë personi tjetër do mendojë se jeni shumë të afrueshëm me te gjithë.
3.E mbyllni veten që në fillimet e lidhjes
Nëse e bëni këtë gjë atëherë personi tjetër do mendojë se ju nuk keni besim tek ai dhe kjo është baza e nisjes së një lidhjeje.
4.Bëni shumë pyetje pa folur aspak për veten
Kjo duhet të jetë diçka reciproke duhet të pyesni dhe të flisni për veten pa e tepruar.
5.Fshihni emocionet dhe atë që ndjeni për personin tjetër
Shfaqja e atyre që ndjeni është një strategji më e mirë për ta bërë për vete atë që ju pëlqen.
6.Jeni shumë të mirë
Sipas një studimi sjellja altruiste nuk është gjithnjë e mirë.
7.Mburrja
Për t’u munduar të bini në sy të të tjerëve mburrja nuk është asnjëherë mënyra e duhur. Shumë persona mund ta harrojnë komplet pëlqimin ndaj jush, nëse filloni të mburreni. Nuk duhet ta komplimentoni asnjëherë veten se jeni i aftë të bëni diçka lërini rezultatet të flasin. Kjo gjë duhet patur parasysh dhe në rrjetet sociale./tvklan.al