7 ligjet, Meta: Vetëm me konsensus. Rama: Na pret një betejë e vështirë
Konsensusi i 21 Korrikut për Reformën në Drejtësi u kurorëzua me një pritje të organizuar në Pallatin e Brigadave, nga kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, Fatmir Xhafaj, ftesën e të cilit opozita e refuzoi.
Ndonëse të bashkuar në idenë se miratimi i ndyshimeve kushtetuese ishte historik për të ardhmen e vendit, brenda mazhorancës dhe jashtë saj ka lexime të ndryshme se kush ishte fituesi i këtij procesi. Mazhoranca duket se nuk do ta ketë të lehtë të gjejë konsensusin brenda vetes, edhe për miratimin e ligjeve që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese. Kreu i Kuvendit, i cili falenderoi në mënyrë të veçantë opozitën, për kontributin në miratimin me konsensus të reformës tha se e gjithë paketa duhet kalojë në të njëjtën frymë. Por Kryeministri Rama, duke hequr një paralele me negociatat që çuan në konsensusin e 21 Korrikut tha se miratimin e ligjeve të paketës e pret një rrugë po aq e vështirë. Tv Klan