7 Marsi në Tiranë, reportazh (7 Mars 2001)


7 Marsi në Tiranë, reportazh (7 Mars 2001)

16:08 07/03/2001

Rreth 113 vjet më parë më 7 Mars u çel në vendin tonë shkolla e parë shqipe. Që nga ai 7 mars e deri më sot brezat këto ditë ia kanë kushtuar mësuesit. Festa e mësuesit, një traditë që gëzojnë më shumë nxënësit, është festuar sot në të gjitha shkollat e vendit. Mësimi në ditën e sotme në shkollat 8-vjeçare në kryeqytet ishte në formën e aktiviteteve. Pavarësisht se mungojnë bankat, ambjentet e bukur xhamat e dritareve dhe luksi që u duhet këtyre fëmijëve, ata janë përgatitur seriozisht për këtë festë. Por, jo vetëm nxënësit, por dhe vetë nxënësit duket se kanë shëtitur nëpër dyqane që të blejnë një dhuratë me sa më pak shpenzime./tvklan.al






Të ngjashme