7 mënyra për t’i “mbijetuar” trafikut
Qëndrimi për orë të tëra në trafik është një fenomen mjaft shqetësues jo vetëm për drejtuesit e automjeteve, por edhe për pasagjerët që janë të detyruar të presin orë të tëra në mes të temperaturave të larta.
Këtu janë shtatë këshilla për të mbijetuar një vargu të gjatë makinash në një mot të nxehtë.1. Mbusheni plot me karburant makinën tuaj
RAC rekomandon që ta keni plotësuar me karburant makinën tuaj, pasi ka rrezik që të përfundojë gjatë kohës që ju jeni në trafik. Gjithashtu këshillohet që të kontrollohen sistemi i ftohjes së makinës dhe presioni i gomave.2. Ruani gjakftohtësinë
Ju mund të reagoni ashpër dhe të nxeheni nga situate e krijuar, por profesori i shkencave psikologjike në Universitetin e Londrës thotë se duhet të ruani gjakftohtësinë duke u përqëndruar në faktin se në të njëjtën situatë të hidhur janë dhe shumë të tjerë si ju.3. Fikni motorin
RAC rekomandon që të fikni motorin e makinë tuaj sapo ta merrni vesh se trafiku do të jetë I palëvizshëm për disa orë, në mënyrë që të kurseni karburant dhe për të minimizuar ndotjen.4. Nevojat personale
Ndonëse është e rëndësishme për të qëndruar të hidratuar, ka mënyra për të reduktuar nevojën tuaj për të shkuar në tualet. Shmangni pijet që përmbajnë kafeinë ose alkool, para dhe gjatë udhëtimit pasi ato mund të irritojnë fshikëzën e urinës.5. Mbani fëmijët të lumtur
Nëse keni fëmijë me vete, duhet t’iu siguroni libra dhe aktivitete për t’I mbajtur ata të zënë. Jacqueline Barnes gjithashtu sugjeron se duhet të luani sa më shumë me to në mënyrë që ata të mos e ndiejnë lodhjen apo mërzitjen. Të rriturit nuk duhet ta përçojnë ankthin apo stresin tek të vegjëlit e tyre, pasi ndikon negativisht tek ata. Gjithashtu ajo rekomandon edhe lojërat në kompjuter, tableta apo telefona por mos harroni që bacteria e tyre duhet të ketë jetëgjatësi për të paktën 10 orë.6. Merrni ujë dhe ushqim të mjaftueshëm
Ju me siguri që do të ndiheni të uritur pas disa orësh të mbërthyer në rrugë, por dietologia Charlotte Stirling-Reed sugjeron që të shmangni çantat me biskota apo patatina. Një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë të ngecur në trafik për 14 orë kanë nevojë për rreth tetë litra ujë ose pije të tjera. Frutat e thata janë të këshillueshme të merren me vete pasi ato ju japin energji, gjithashtu mollët, bananet dhe shalqiri janë të këshillueshme që të konsumohen gjatë kësaj periudhe.7. Qëndro i informuar
Stacionet e radiove lokale mund t’iu informojnë mbi trafikun që mund t’iu dalë para në autostrata të tjera. Këto informacione ju ndihmojnë ju që të gjeni një rrugë alternative me më pak trafik./tvklan.al