7 mijë euro ryshfet, ndalohen 2 inspektorë tatimorë


7 mijë euro ryshfet, ndalohen 2 inspektorë tatimorë

08:43 10/01/2018

Dy inspektorë tatimorë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier janë ndaluar pas një hetimi 2-mujor, nën  akuzën e marrjes së 7 mijë eurove ryshfet nga një biznes.

Sipas një njoftimi të policisë, dy të ndaluarit janë 35-vjeçari Florjan Zhaka, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe 55-vjeçari Asqeri Tahiraj, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në të njëjtën drejtori.

Ata akuzohen se i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.

Dy inspektorët do të përballen në gjykatë me akuzat për “Korrupsion pasiv” e kryer në bashkëpunim./tvklan.al






Të ngjashme