7 mite që ekzistojnë për marrëdhënien në çift
Nuk ka rëndësi nëse jeni në një marrëdhënie, single ose të martuar prej shumë vitesh, të gjithëve na ka ndodhur të ndeshemi me këshilla nga të afërmit, miqtë, ose me “legjenda” që shoqëria i ka pranuar si “norma”.
Por cila është e vërteta dhe çfarë mbetet thjesht një fantazi?
Le të përballemi me faktet, në mënyrë që t’u afrohemi marrëdhënieve tona aktuale dhe atyre të ardhshme në një mënyrë sa më të shëndetshme të mundshme.
“Është e shkruar të ndodhë/S’është e shkruar”
Të gjithë bëjmë gabim kur e themi këtë, në një mënyrë apo tjetrën. Gjithsesi, çështja është se një lidhje kërkon impenjim nga të dyja palët. Një lidhje nuk është “e destinuar” të dështojë, apo “e destinuar” të funksionojë. Varet nga investimi i secilës palë, për ta ruajtur dhe ushqyer atë, si dhe përpjekjet e secilit prej partnerëve për ta kuptuar thellësisht njëri-tjetrin. Ky mit aludon idenë që lidhjet janë një lloj “përralle magjike”… për fat të keq, kjo s’është dhe aq e vërtetë…”
“Unë mund ta ndryshoj atë. Partneri/ja im do të ndryshojë pas martesës ose pas lindjes së fëmijës sonë…”
Nëse e vini re secili nga këta shembuj e paraqet ndryshimin si rezultat i një force të jashtme,(martesa, lindja e një fëmije). Në fakt ndryshimi i vërtetë dhe kuptimplotë vjen nga brenda. Së dyti, në të gjitha këto raste partnerët supozojnë që ndryshimi është i menjëhershëm. Ndryshimi personal brenda vetes ose brenda një marrëdhënie kërkon kohë dhe përpjekje të qëllimshme të vëna në praktikë. Një martesë ose një fëmijë ne procesin e këtij ndryshimi, vetëm sa do i komplikonte gjërat.
“Nuk mund t’i kesh të gjitha”
Ky është argumenti i shekullit dhe miti më i preferuar. Tani si karriera ashtu edhe martesa janë aventura dhe jo “bukë e djathë”. Do të ketë ulje dhe ngritje. Do të ketë momente kaosi. Ajo çfarë pëson rënie është vetëvlerësimi juaj dhe ai i partnerit tuaj. Është e rëndësishme që të dy të jenë shumë të kujdesshëm ndaj njëri-tjetrit. Duhet një partner që ju beson dhe mbështet ëndrrat tuaja dhe një lidhje ku marrëdhënia funksionon si një skuadër.
“Dua një dashuri me shikim të parë dhe flutura në stomak, dua dikë që të “vdesë” për mua”
Të gjithë kanë standarde dhe pretendime. Po a janë në fakt realiste pritshmëritë tona? Të kesh pritshmëri të tilla për njeriun perfekt apo për “flutura” nuk të çon gjëkundi veçse drejt zhgënjimit. Ajo që i bën të tjerët të bukur, të dashur dhe të vërtetë janë pikërisht defektet e tyre. Një marrëdhënie e ndërtuar nga persona që paraqesin versionin e shtirur të tyre, duke u munduar të duken perfektë, në fakt sjell një rezultat shumë të dobët. Një marrëdhënie e shëndetshme është në fakt ajo marrëdhënie e cila i inkurajon të dyja palët të japin më të mirën nga vetja e tyre, përfshirë të metat. Jini vetvetja dhe inkurajojini të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
“Gjithçka shuhet pas martesës”
Realiteti supozohet ta bëjë njeriun të rritet dhe të jetë në një farë mënyre argëtues. Por të ndiheni çdo ditë të përmbushur dhe të lumtur? A është e mundur diçka e tillë? Sidoqoftë, një martesë e shëndetshme do t’ju bëjë të evoluoni pozitivisht dhe do t’ju mbushë me energji në vend të drenazhanimit. Ndërsa të dy rriteni dhe tejkaloni sfidat së bashku, çifti bëhet më i fortë dhe pasioni gjithashtu.
“Pa pasion s’ka dashuri të vërtetë”
Një marrëdhënie e shëndetshme ka sigurisht shkëndija në zemër, por kërkon edhe praktikë. Dhe duhet të jetë e një niveli të tillë që çifti të ndihet si në shtëpi me njëri-tjetrin. Dy njerëz mund të kenë një tërheqje të jashtëzakonshme, por nëse ka mungesë besimi, nëse partnerët kanë pikëpamje të ndryshme mbi të ardhmen ose një komunikim të dobët mes tyre, vetëm dashuria dhe seksi s’mund ta rregullojnë marrëdhënien.
“Kurrë mos shkoni të flini të mërzitur”
Ne të gjithë kemi ditët tona të vështira dhe jo gjithçka mund të zgjidhet me një shkop magjik. Çështjet, ndjenjat dhe mosmarrëveshjet duhet të komunikohen dhe duhet të bisedohen. Siç të gjithë qeniet humane, ndonjëherë ju keni nevojë për kohë dhe hapësirë para se të jeni gati për të ndrequr gjërat. Ka tipa që kanë nevojë të flenë dhe të reflektojnë, në mënyrë që të jenë gati dhe të gatshëm për të folur dhe për të zgjidhur çështjet. Mund të jetë e dobishme të komunikoni se keni nevojë për hapësirë dhe pastaj ju të dy mund të pranoni që të flisni përsëri me njëri-tjetrin në një kohë të caktuar./tvklan.al