7 muaj verë, vendi përballet me gjendje të jashtëzakonshme
Mot i nxehtë, i thatë dhe i egër, pavarësisht shirave masive që kanë përfshirë Sydney-n përgjatë fundjavës. Është ky parashikimi i ekspertëve për australianët, të cilët pritet që të përballen me një verë të gjatë e me temperatura të larta.
Një El Nino do të shfaqet nga momenti në moment, duke sjellë stuhi, re të pakëta, temperatura ekstreme gjatë ditës dhe reshje nën mesataren. Pjesë të New South Wales janë përballur me thatësirë që në nisje të vitit, më e ashpra në 50 vjet, ndërsa Sydney është përballuar me vitin më të thatë që prej 2000-t. Pavarësisht kushteve të thata, qyteti ka parë edhe shi të furishëm, duke regjistruar reshje të dendura në 24 orë, sa për një muaj të tërë. Por ndonëse ditët e fundit në vend ka pasur reshje, për fermerët që kanë pasur një sezon tejet të vështirë, lajmet nuk janë aspak të mira. Sipas ekspertit Tom Saunders, El Nino zakonisht shfaqet në dimër, por këtë vit do të vijë më vonë nga sa pritej. Kjo do të bëjë që fillimi i verës të sjellë fare pak reshje. Saunders parashikon gjithashtu që Australia do të përballet me mot të egër përgjatë 7 muajve, përfshirë shtim të rrufeve të rrezikshme dhe zjarre."Ky trend është thuajse e sigurt që do të vazhdojë nëpër Australi duke sjellë temperatura mbi mesataren nga Tetori deri në Prill",
shpjegon Saunders përDaily Telegraph
. Zakonisht gjatë pranverës El Nino sjell reshje nën mesataren e zakonshme në Australinë lindore dhe veriore, por temperaturat gjatë ditës janë zakonisht mbi mesatare, në pjesën më të madhe të vendit. Ekspertët e Organizatës Botërore Meteorologjike besojnë se ka rreth 70 përqind shanse që muajt në vijim vendi do të përballet me një sistem atmosferik El Nino të fortë. Sipas tyre, 2018-ta mund të jetë një prej viteve më të nxehta në botë deri më sot./tvklan.al