7 sulme terroriste që nga viti 2014, 233 viktima në Francë
Ky i Nisës është i fundit i një serie sulmesh terroriste që kanë goditur Francën, që prej fundit të vitit 2014, duke sjellë një bilanc të tmerrshëm viktimash. 233 të pafajshëm kanë humbur jetën dhe rreth 500 të tjerë janë plagosur.
22 Dhjetor, 2014
Më 22 dhjetor 2014 në Nantë një fugon përplas një grup njerëzish duke vrarë një prej tyre dhe plagosur 11 të tjerë. Më pas drejtuesi i mjetit vret veten me thikë në zemër dhe thirrur “Allahu Ekber”.
7 Janar të 2015
Pak ditë më pas, më 7 janar të 2015 një komando i armatosur, hyn në selinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” në kopertinën e së cilës kohë më parë ishte publikuar një karikaturë e Profetit Muhamed. 12 viktima mes të cilëve 8 gazetarë, përfshi edhe drejtorin, një punonjës mirëmbajtjeje i godinës si dhe dy policië.
8 Janar 2015
Të gjitha agjencitë e sigurisë në Francë vihen në ndjekje të terroristëve, por një ditë më pas, më 8 janar në qytezën Montrouge, një tjetër terrorist, i identifikuar si Amedy Coulibaly, hap zjarr ndaj një policeje Clarissa Jean-Philippe duke e lënë të vdekur. Një tjetër polic plagoset.
9 Janar 2015
Më 9 janar Amedy Coulibaly, futet në një supermarket “Hyper Casher” në Paris dhe vret 4 persona me origjinë hebreje, plagos rëndë edhe 4 të tjerë dhe më pas mbetet edhe vetë i vrarë nga ndërhyrja e policisë. Por nuk ka përfunduar këtu.
-Në të njëjtën ditë dy atentatorët e Charlie Hebdo, vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, vriten brenda një tipografie në qytezën Danmartin-en-Goele gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
26 Qershor 2015
Për disa muaj, edhe për shkak të organizmit të forcave të rendit, Franca ra në qetësi. Por më 26 qershor të 2015 Yassin Sahli, punonjës i një impianti të prodhimit të gazit industrial në rajonin e Rodano-Alpi, hyn në ambientet e punës, vret eprorin e tij Hervé Cornara duke i prerë kokën dhe shkon me makinë në drejtim të disa bombolave gazi për ti shpërthyer. Ndez një zjarr, por zjarrfikësit që ishin njoftuar më parë, arrijnë të minimizojnë shpërthimin. Dy persona u plagosën lehtë. Atentatori u neutralizua nga një prej zjarrfikësve.
21 Gusht 2015
Guximi i 3 amerikanëve, 2 prej të cilëve ushtarakë solli dështimin e një atentati në veri të Francës në trenin Thalys Amsterdam-Paris. Një i ri me origjinë marokene, Ayoub el-Qahzzani, 26 vjec, i armatosur me kallashnikov u përpoq të vriste pasagjerët. Gjithçka përfundoi me tre persona të plagosur lehtë.
13 Nëntor 2015
13 nëntor 2015, e premte në mbrëmje. Kjo ishte nata më e tmerrshme për Parisin. Qindra mijëra njerëz shëtisin në rrugët e kryeqytetit, kur me një organizim me shtatë sulme në të njëjtën kohë, në vende të ndryshme një celule terroriste shkaktoi 130 të vdekur dhe 532 të plagosur. Ishte sulmi më i rëndë në historinë e Francës që prej Luftës së Dytë Botërore. Sulmi i një nate më parë në Nisë e shtoi bilancin e viktimave me 84 të tjerë të pafajshëm. /TV KLAN