08:51 19/05/2014Shqipëria është goditur nga 7 tërmete njëri pas tjerit brenda katër orësh të mëngjesit të së hënës. Goditja e pare dhe më e fuqishme me magnitudë 5.2 të shkallës rihter ka ndodhur në orën 2.59 të mëngjesit. Epiqendra e tij ishte 6 kilometra në jug të Belshit në Elbasan, por lëkundjet e tërmetit janë ndjerë thuajse të në gjithë territorin vendit.Për fat të mirë nuk ka patur dëmtime në njerëz por megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme. Dy shkolla në Belsh, shkolla 9-vjeçare Halit Uruci dhe shkolla në Qafshkallë kanë pësuar dëmtime të mëdha. Tërmeti ka rrëzuar pjesë muresh, tavane dhe ka shkaktuar çarje të thella në themele e krejt godinën. Dëmtime kanë pësuar edhe dhjetra banesa dhe pallate.Menjëherë pas tërmetit është ngritur Shtabi i Emergjencës që po mbledh informacion mbi dëmet e shkaktuara.Lëkundjet e forta të tërmetit kanë krijuar panik tek qytetarët e Ebasanit. Në Lushnje shumë banorë e kanë kaluar natën jashtë.Aktiviteti i tërmetit ka zgjatur 1 minutë e 30 sekonda në epiqendrën e tij, ndërsa në kryeqytet lëkundjet janë ndier për afro 10 sekonda. Ky tërmet konsiderohet i fuqishëm nga sizmiologët. Ai është i ngjashëm me atë të vitit 2009 në Gjoricë të PeshkopisëShqipëria bën pjesë në vendet me aktivitete sizmik. Tërmeti më i fuqishëm që është shënuar në vendin tonë është ai i 35 viteve më parë në qytetin e Shkodrës. Goditja prej 9 ballësh në vitin 1979, shkaktoi jo vetëm dëme në banesa por dhe viktima.TV KLAN