7 viktima të tjera nga Covid në Kosovë
Bie sërish numri i infektimeve ditore
Shtatë qytetarë të tjerë nuk arritën ta fitojnë dot betejën me koronavirusin në Kosovë në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore në Prishtinë bën të ditur se tri viktima u konfirmuan në Prishtinë dhe nga një në Gjilan, Kamenicë, Klinë dhe Novobërdë.
Ndërkohë që infektimet e reja me koronavirus kanë shënuar sërish rënie. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1,003 mostra të marra janë konfirmuar si mbartës të virusit 270 persona të tjerë.
Aktualisht në Kosovë raportohen rreth 10 mijë raste aktive me Covid.
Tv Klan