7 viktima të tjera pas vrasjes së muzikantit


7 viktima të tjera pas vrasjes së muzikantit

23:32 30/06/2020

Shtatë persona kanë humbur jetën në Etiopi si pasojë e protestave pas vrasjes së një muzikanti. Hachalu Hundessa u vra në kryeqytetin Addis Ababa.

Ai njihej për këngët që sulmonin politikën dhe mbronin grupin etnik Oromo. Këngët e tij u bënë himn gjatë protestave që çuan në rrëzimin e ish-kryeministrit në 2018-n.

Këngëtari u sulmua të hënën ndërkohë që po i jepte makinës. Ai kishte deklaruar më herët që kishte marrë kërcënime për vdekjen. Megjithatë është ende e paqartë se kush fshihet pas atentatit ndaj këngëtarit.

Mijëra fansa të tij iu drejtuan spitalit të qytetit ku mbahej trupi i këngëtarit. Për ta, ai ishte një zë i gjeneratës që protestoi kundër represionit të qeverisë./tvklan.al






Të ngjashme