7 – vjeçarja i shkruan një letër, Kryeministri Rama ka një lajm të mirë


7 – vjeçarja i shkruan një letër, Kryeministri Rama ka një lajm të mirë

11:05 29/07/2017

Një 7 – vjeçare ka rrëfyer vështirësitë që ajo dhe nëna e saj po kalonin, me anë të një letre të drejtuar Kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të shtune ka dhënë edhe lajmin e mirë për Mikaelën.

“Mirmëngjes dhe ju uroj një fundjavë të qetë me këtë foto të Mikaelës 7-vjeçare, e cila me një letër të jashtëzakonshme më tregoi për vështirësitë që ajo dhe nëna e saj e sëmurë po kalonin. Mikaela e vogël mori dje lajmin e bukur, të mbështetjes së plotë për qeranë e shtëpisë nga Bashkia, bashkë me sigurimin e një pagese për familjen për 3 muaj”, 

shkruajti Kryeministri në një postim në Facebook.

Më tej, Rama shkruan se nënës së Mikaelës do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo të bëhet mirë./tvklan.al






Të ngjashme