7-vjeçarja përlot botën, rrëfen çdo ditë tmerrin që sheh me sytë e saj
Kjo vajzë 7-vjeçare mund të jetë fytyra e luftës civile në Siri.
Vogëlushja Bana Alabed ka postuar në Twitter shpërthimet e vazhdueshme të ndodhura në qytetin e Aleppos me ndihmën e nënës së saj mësuese, Fatemah. Postimet në anglisht të vajzës pasqyrojnë një tabllo të gjallë të jetës në Aleppo dhe tmerret e dëshmuara nga qytetarët e saj. Por, kur shihen me sytë e një vajze 7-vjeçare sulmet vdekjeprurëse duken akoma më tragjike. Bana dhe nëna e saj, Fatemah kanë filluar të përdorin këtë mënyrë përmes Twitter-it vetëm muajin e kaluar, por llogaria e tyre tashmë ka mbi 75 mijë ndjekës. Mesazhet e dhimbshme përfshijnë referimin mbi tingujt e avionëve lart dhe vdekjen e shokut të Banas nga një sulm ajror. Ka patur edhe kritika sa i përket kësaj llogarie, duke e cilësuar të rreme ose që përdoret për propagandë, por Fatemah këmbëngul se të gjitha burojnë nga zemra. Postimet e tyre të dhimbshme kanë prekur mijëra njerëz në mbarë botën, të cilët kanë shprehur dashurinë dhe mbështetjen tyre me anë të mesazheve. Reagimet e njerëzve në mbarë botën janë aq të shumta sa nëna dhe vajza duhet të bëjnë postime rregullisht në mënyrë që ndjekësit e tyre ta dinë nëse janë të sigurta.“Ajo pa gjithçka këtu. Pa të vritet shoku i saj dhe kur shtëpia jonë u bombardua. Kështu që kjo e ka prekur atë”,
tha Fatemah për të bijën, e cila shpreson që me anë të Twitter-it dikush do t’u vijë në ndihmë./tvklan.al