72 milionë njerëz nuk dëgjojnë, por…


72 milionë njerëz nuk dëgjojnë, por…

10:00 13/09/2018

Gjuha e shenjave është jeta e 72 milionë personave që nuk dëgjojnë në mbarë botën. Sipas statistikave, 80% e tyre jetojnë në vendet në zhvillim. OKB po përpiqet të sensibilizojë kombet për garantimin e të drejtave për personat që nuk dëgjojnë. Qëllimi është lehtësimi i procedurave për mësimin e kësaj gjuhe universale dhe të punohet më tepër për edukimin më cilësor.

Organizmat ndërkombëtarë nënvizojnë rëndësinë e gjuhës së shenjave, e cila kalon të gjitha barrierat kulturore dhe ndryshimet gjuhësore të vendeve të ndryshme. Por një tjetër sfidë është shtrirja e kësaj gjuhe dhe përdorimi i saj edhe nga personat që nuk kanë problem me dëgjimin apo të folurin, për të rrëzuar hendekun mes dy grupeve.

Shembull janë disa fshatra, në Izrael, në Bali, në Ghana dhe Meksikë, ku ekzistojnë disa komunitete që si pasojë e gjenetikës, numri i shurdh memecëve është në nivele shumë të larta. Mirëpo në këto komunitet diferenca nuk ndjehet, pasi të gjithë flasin gjuhën e shenjave dhe të kesh problem me dëgjimin nuk përbën asnjë pengesë.

Klan Plus






Të ngjashme