74 % e fëmijëve vuajnë nga obeziteti


74 % e fëmijëve vuajnë nga obeziteti

12:27 11/01/2018

Obeziteti vazhdon të mbetet një problematikë në vendin tonë. Sipas një studimi të bërë në Tiranë në shkollat e ciklit të ulët nga autoriteti shëndetësor rajonal, rezulton se 74 % fëmijëve vuajnë nga obeziteti. 13% e të intervistuarve vuajnë nga mbipesha dhe 4% nga nënpesha. Sipas studiuesve, nxënësit në Kamëz ushqehen me një vakt në ditë dhe vuajnë nga nënpesha

Dietologët shprehin se kequshqyerja sjell pasoja fatale.

Këshillat e dietologes Kalleshi iu drejtohen në këto raste prindërve për të balancuar ushqimin shëndetshëm te fëmijëve me stilin e jetesës në mënyrë që të shmangen sëmundjet si diabeti apo ato të zemrës.

Krahas kequshqyerjes një problematikë e sjellë edhe më herët në Klan Plus është dhe ajo e dëmtimit të shikimt. Nga përfundimi i studimit të ARSH fëmijët vuajnë nga probleme serioze si pasojë e orëve të zgjatura përpara televizorit dhe nga përdorimi pa kriter i celularëve. 

Klan Plus






Të ngjashme